Nga sot mund ta keni Digitalb në shtëpi vetëm nëpërmjet një telefonate, për pagesën mos u shqetësoni…

21/03/2020 15:24

Nga sot Digitalb ofron një mundësi të shkëlqyer për t’ju gjendur sa më pranë qytetarëve në këto ditë ku është gjithmonë e më e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi.

Prandaj të gjithë tashmë mund ta kenë Digitalb në shtëpi vetëm nëpërmjet një telefonate dhe pagesën ta bëni më vonë kur të keni mundësi.

Të gjithë abonentët që u ka mbaruar abonimi mund të telefonojnë në numrat e vëna në dispozicion nga Digitalb, të dërgojnë të dhënat e tyre dhe të përfitojnë abonim 1 muaj në Paketën Familjare. Në këto kushte, Digitalb ju ofron lehtësinë për ta paguar më vonë abonimin sipas mundësive që do të keni.

Numrat e telefonit i gjeni në faqen zyrtare të Digitalb si dhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram gjithashtu stafi ynë i përkushtuar i Kujdesit ndaj Klientit është në dispozicion për t’ju asistuar.

Ju ftojmë të qëndroni në shtëpi dhe të shijoni për një muaj programet, filmat dhe dokumentarët, filmat për fëmijë, kanalet muzikore, të lajmeve…etj…sepse për të tjerat, kujdeset Digitalb.

Top Channel