Panik në aeroportin e Barcelonës, dy shqiptarë përplasin makinën dhe lëshojnë thirrje ekstremiste

20/03/2020 13:12

Dy shqiptarë u arrestuan pasi u përplasën me një makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës herët të premten në mëngjes duke thirrur parulla “të tipit islamik”, por nuk pati lëndime, shkruan Reuters.

Aeroporti i Barcelona është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm të imponuar për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Skuadra e bombave të policisë Tedax konfirmoi se nuk kishte eksploziv në makinë.

“Kur u arrestuan, ata bënë një thirrje të tipit islamik dhe ne nuk e dimë ende se cili ishte qëllimi i tyre,” tha shefi i policisë rajonal Eduard Sallent për një konferencë për shtyp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA