
25/02 17:52
Në Mbretërinë e Bashkuar brenda një dite, koronavirusi ka shkaktuar 39 vdekje.
Kështu është shënuar edhe një rekord në numrin e vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga ky virus vdekjeprurës që u përhap në Kinë dhe brenda një kohe të shkurtër u shpërnda në të gjithë botën.
Numri i viktimave të shkaktuara nga CoVid – 19, në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 184. Deri ditën e enjte në Mbretërinë e Bashkuar numri i të prekurve me CoVid-19 ka shkuar në 3.269 raste të konfirmuara ndërsa ky numër pritet që të ndryshojë orët në vijim.
Top Channel