Koronavirusi shënon viktimën e parë në Serbi, numri i të infektuarve shkon në 135

20/03/2020 19:05

BEOGRAD- “Një 59-vjeçar serb vdiq nga koronavirusi të Premten, duke u bërë kështu vdekja e pare e shkaktuar nga pandemia në Serbi” tha kryeministri Ana Brnabic.

“Fatkeqësisht kemi humbur jetën e parë. Ne do të luftojmë për jetën e çdo personi,” tha Brnabic në një konferencë për shtyp, duke shtuar se burri erdhi nga provinca veriore e Serbisë, Vojvodina dhe më parë kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore të vendit  kanë konfirmuar 135 raste të infeksionit me koronavirus deri më tani, dhe  tetë persona janë të sëmurë rëndë dhe në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA