SMS-ja në emër të Lulzim Bashës/ Përgjigjja zyrtare e kompanisë celulare: U dërgua nga një platformë e huaj

20/03/2020 15:41

Kompania celulare Vodafone i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike në lidhje me mesazhin e dërguar dy netë më parë, në adresë të moderatores dhe gazetares Eni Vasili, teksa kjo e fundit intervistonte kryeministrin Edi Rama, në emisionin “Open”.

Në letrën e kompanisë celulare deklarohet se mesazhi është dërguar nga një platformë e huaj dhe është vendosur si identitet numri i kreut të opozitës.

“E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën. ?”, shkruan sekretari i PD-së, Gazment Bardhi.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA