15/01 22:54
Ka shkuar në 36 numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Zvicër. Në orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 3 viktima të reja ndërsa të infektuar brenda një ditë janë 824. Kështu numri total i të infektuarve në Zvicër ka shkuar në 3939.
Për sa i përket rasteve të shëruara në Zvicër sipas medieve janë 15 persona që kanë fituar betejën me CoVid-19.
Tashmë Evropa është kthyer në epiqendrën e koroanvirusit. Nëse më parë ishte Kina, tashmë ky shtet brenda 24 orëve të fundit ka shënuar vetëm 34 persona të infektuar një numër tepër i vogël në krahasim me shtet e tjera që tashmë po përballen me kulimin e virusit.
Top Channel