Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të një reagimi për mediat ka shprehur vlerësimin e tyre për planin financiar të qeverisë për të përballuar CoVid-19. Megjithatë LSI ka bërë edhe disa kritika ndaj këtij plani duke thënë se është ende i paqartë dhe i padetajuar.
“LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap,por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.
Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.
Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.
LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi.” thuhet në reagimin e LSI.
Top Channel