Fakti më i rrezikshëm në lidhje me koronavirusin

19/03/2020 08:53

Rreth 86 për qind e infeksioneve me koronavirus në Kinë nuk u zbuluan para ndalimit të udhëtimit.

Shkencëtarët thonë se gjashtë nga shtatë personat e infektuar mund të mos zbulohen.

Rreth 86 për qind e pacientëve të infektuar nga koronavirusi mbetën jashtë procesit derisa autoritetet kineze vendosën kufizime të udhëtimit, sipas një studimi të botuar në revistën “Sciences”.

Modeli i kompjuterit ndihmoi studiuesit të gjurmonin infeksionet dhe origjinën e virusit, para dhe pas ndalimit të udhëtimit në Wuhan.

Njerëzit të cilët nuk ishin të vetëdijshëm se ishin të prekur me koronavirus ishin burimi i infeksionit në 79 për qind të rasteve, transmeton KosovaPress.

“Infeksionet e paregjistruara shpesh shkojnë me simptoma të buta ose të kufizuara. Si rezultat, ata kalojnë pa u vënë re. Në varësi të ashpërsisë së infeksionit, ata mund ta ekspozojnë virusin te n jë popullsi shumë më e madhe se sa do të ishte zbuluar “, thuhet në studim.

Shumica e simptomave të Covid-19 janë të buta, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se format më të rënda shfaqen në 16 për qind të rasteve. Të moshuarit dhe pacientët me probleme shëndetësore kronike janë më të ekspozuar.

Qytetarët në të gjithë botën janë të ftuar të zbatojnë masën e distancës sociale dhe të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në të gjithë botën është më shumë se 210.000, dhe rreth 8,000 të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA