25/12 22:52
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191.
“Humbën një pacient 61-vjeçar të gjinisë mashkull. Lus Allahun ta mëshirojë”, tha Koca në një postim në Twitter. Ai njoftoi se janë konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 191.
Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale./AA
Top Channel