Sarandë- Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se kanë vjedhur një varkë plastike.
Të arrestuarit janë K.P., 19 vjeç, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçarin A.D, të dy me banim në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin pranë derdhjes së kanalit të Butrintit, janë kapur bashkë me varkën plastike të vjedhur në pronësi të shtetasit F.Sh. Ky i fundit e kishte pasur mjetin lundrues në vendbazimin Lundër Butrint si dhe të çertefikuar për peshkim konform rregullave ligjore. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë në Vlorës Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.M., 18 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, dyshohet se në afërsi të banesës ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Dhunë në familje”.
Top Channel