Top Story/ Nga spektaklet e deri tek debetat e darkës, Covid-19 ndryshoi emisionet televizive

18/03/2020 00:45

Koronavirusi preku edhe median. Shumë gazeta nuk botohen më. Shumë emisione televizive u mbyllën, ndërsa të tjerë ndryshuan formatin e tyre. Top Channel nuk bën përjashtim. E para masë që u mor, ishte heqja e publikut nga studio televizive.

“Është epoka e re e studios së televizorit, kemi studion e “Procesit Sportiv”, por edhe “E diella”, s’kemi ndërprerë transmetimet. Ideja është që ne duhet të mësohemi. Ne do i shërbejmë publikut të gjerë, edhe pa publik. Pra, është të punosh në kushtet e reja, elementi i rëndësishëm ne kemi interaktivitet, kemi shumë kërkesa nga ekipet amatore të shumëllojshme për publik tek “Procesi Sportiv”, dhe tek “E Diell”, por, jemi të detyruar të respektojmë, do bëjmë TV pa publik. Është penguar publiku në TCH që ditën e parë e emergjencës korona virusit” Edi Manushi, Producent “E Diell”, Top Channel.

Portokalli, program më i ndjekur i humorit për shqiptarët për herë të parë në historinë e tij, u bë gjithashtu pa publik. Aktorëve iu mungoi ndërveprimi me sallën, të qeshurat dhe duartrokitjet që janë energjia e skenës.

Jo vetëm që publiku nuk është pranuar në sallë, por edhe trupa e aktorëve dhe stafi ndihmës kanë marrë të gjithë masa mbrojtëse, duke nisur fillimisht nga distancat në skenë.

Në studiot e spektakleve ndryshoi edhe qëndrimi i moderatorit përballë të ftuarve dhe gjithashtu numri i të ftuarve në panel. Programet do të vazhdojnë por tashmë me pak të ftuar ose me lidhje nga shtëpia. Teknologjia krijon lehtësi të madhe në këtë rast. Madje nuk është vetëm komunikimi me të ftuarit, por edhe mbledhjet e redaksisë bëhen on-line.

Si aktorët e Portokallisë, si moderatorët, kameramanët e studios e kushdo tjetër ka marrë masa duke mbajtur doreza e maska. Puna vazhdon në kushte jonormale, por të përkushtuar që 3 milionë shqiptarëve të mos u mungojë informacioni dhe programet televizive.

Top Channel