Duket se Kina e ka kaluar situatën tragjike të koronavirusit dhe tashmë është duke menduar për shtetet e tjera të prekura, duke projektuar spitalin më të ri lundrues të njohur si “Anija e Ndihmës Urgjente Mjekësore”.
Mediat e huaja zbulojnë se spitali lundures, do të jetë në gjendje për të trajtuar pacientë të diagnonstikuar si mbartës të COVID-19. Anija është projektuar nga Instituti 701 i Korporatës së Ndërtimit të Anijeve të Kinës. Selia e kësaj kompanie është e vendosur në Wuhan, i cilësuar si vendi i origjinës së virusit famëkeq.
“Anija do të merret në mënyrë efektive me sëmundje infektive të panjohuria si COVID-19”, shkruhet në llogarinë zyrtare të kompanisë.
Sakaq, Kina aktualisht ka vetëm një anije spitalore, e cila është e quajtur Daishandao dhe përdoret nga marina ushtarake për misione humanitare jashtë territorit të vendit aziatik.
Top Channel