Gruaja e shëruar nga koronavirusi tregon të gjithë eksperiencën e saj me sëmundjen

18/03/2020 22:21

Elizabeth Schenderi, 37 vjeçe nga SHBA, beson se u “përqafua” me COVID-19 në një festë në shtëpi më 22 shkurt, dhe disa ditë më pas, ajo së bashku me shoqet e saj të pranishme në festë, filluan të shfaqnin simptoma të ngjashme.

Tre dit pas festës së 22 shkurtit, thotë Elizabeth, ajo ishte në punë kur befas filloi të ndihej keq. Ajo thotë se ndihej e lodhur, kishte dhimbje në trup, si edhe dhimbje koke. Duke parë gjendjen e përkeqësuar, gruaja vendosi të shkonte në shtëpi dhe të flinte pak për t’u qetësuar

Por kur ngrihet, shikon që temperatura e saj trupore ishte ngritur së tepërmi. Megjithatë ajo pretendonte se ishte duke kaluar një grip të rëndë, pasi nuk kishte kollë, ose vështirësi në frymëmarrje, simptoma këto të koronavirusit. Më vonë Elizabeth mëson se edhe miqtë e saj vuanin nga të njëjta simptoma. Sakaq, 37 vjeçares dhe miqve nuk iu bënë teste për virusin korona, pasi mjekët besonin, se ato ishin duke kaluar një gjendje gripale. Por, rezultatet e analizave për grip, rezultuan negative tek këta persona.

“Në këtë pikë ne të gjithë po shqetësoheshim që nuk na lejonim të kryenim tekstet për koronavirus, ose më keq akoma mjeku as nuk na e sugjeronte një gjë të tillë”, u shpreh Schneider.

Në këto kushte, njëri nga miqtë zbuluan për një studim të gripit në Seattle, i quajtur “Studimi i Gripit të Seattle. Ky studim kishte filluar testimin për koronavirusin vetëm disa javë para se grupi i miqve të infektohej. Vetëm në këtë mënyrë ata mësuan se ishin mbartës të virusit famëkeq. Megjithatë, Elizabeth ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

“Ju lutem mos u frikësoni. Nëse jeni i shëndetshëm, nëse jeni i ri dhe kujdeseni mirë për veten tuaj kur jeni i sëmurë, do të shëroheni. Dhe unë po dëshmoj për këtë”, u shpreh ajo.

Sakaq, Shtetet e Bashkuar po njeh një rritje të madhe të personave të infektuar me Koronavirusin. Deri më tani 135 persona kanë humbur jetën, ndërsa 8,335 persona janë shpallur të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA