Filmohet “vizitori” i veçantë, një fokë noton e qetë në brigjet e Vlorës
18/03/2020 11:32
VLORË- Në brigjet e Vlorës ditën e sotme është filmuar një vizitor i veçantë, një fokë që është një specie e rrallë për bregdetin tonë.
Foka është filmuar shumë pranë bregut teksa pluskonte në sipërfaqen e ujit. Pasi ka notuar për disa minuta pranë një lokali, foka është larguar.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Vlorë janë parë të tilla specie.
Top Channel