Një studim në Kinë ka vënë re se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të prekshëm ndaj koronavirusit, ndërsa njerëzit me grup 0 paraqiten më rezistentë.
Pas analizimit tëgrupeve të gjakut të më shumë se 2,000 pacientëve të infektuar në Kinë, studiuesit zbuluan se ata me gjak të tipit A treguan një normë më të lartë të infeksionit dhe zhvilluan simptoma më të rënda. Ata me tip O kanë tendencë të përjetojnë simptoma më të lehta nga sëmundja, të quajtur edhe Sars-CoV-2
Ëang Xinghuan, me Qendrën për Mjekësi të Bazuara në Dëshmi dhe Mjekësi Përkthimore në Spitalin Zhongnan të Universitetit Ëuhan, deklaroi: “Njerëzit e grupit të gjakut A mund të kenë nevojë për forcim të veçantë të mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit.
“Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë të marrin mbikëqyrje më vigjilente dhe trajtim agresiv.
Në të kundërt, “grupi i gjakut O kishte një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e gjakut jo O”, sipas një punimi që ata publikuan në Medrxiv.org.
Gao Yingdai, një studiues në Laboratorin Shtetëror të Hematologjisë Eksperimentale në Tianjin i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se studimi i ri “mund të jetë i dobishëm për profesionistët mjekësorë, por qytetarët e thjeshtë nuk duhet t’i marrin statistikat shumë seriozisht.”
Top Channel