Çmime abuzive, vihen nën hetim 4 administratorë, Rama: Nuk kanë për t’i gëzuar lekët…

18/03/2020 14:23

Sot në Tiranë si rezultat i kontrolleve u proceduan penalisht për “Fshehje e të ardhurave”, “Mospagim taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut” 4 administratorë  subjektesh të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agroushqimor në Kashar.

Lajmi është publikuar edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama i cili u ka bërë thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës të lexojnë aktin normativ të masave speciale dhe mos luajnë me popullin.

Sipas Ramës të gjithë abuzuesit nuk kanë për ti gëzuar lekët që përfitojnë në këtë situatë.

“U BËJ THIRRJE TË GJITHË TREGTARËVE TË SHUMICËS TË LEXOJNË AKTIN NORMATIV TË MASAVE SPECIALE TË LUFTËS DHE TË MOS LUAJNË ME POPULLIN, SEPSE PASOJAT QË DO TË BIEN MBI TA DO TË JENË SHUMË TË RËNDA, E NUK KANË PËR T’I GËZUAR LEKËT E ABUZIMEVE ME ÇMIMET NË KËTË KOHË LUFTE, KU S’KA HARAM QË DO IU BËHET HALLALL!

KUSH I SHTRËNGON SHITËSIT E PAKICË TË BËJNË FATURA TË RREME KRYEN NJË PALIGJSHMËRI QË NË KËTË KOHË DO TË KONSIDEROHET KRIM DHE DO TË TRAJTOHET SI KRIM” shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA