Dy motra binjake të cilësuar si “më identiket në botë” kanë zbuluar se hanë vetëm një vakt në ditë dhe stërviten për plot gjashtë orë për të qëndruar në formë. Anna dhe Lucy DeCinque, 34 vjeçe nga Australia, janë shprehur se janë të varur nga stërvitja dhe shpesh ndihen shumë të lodhura, si rezultat i ushtrimit të tepërt.
Duke folur për kanalin e tyre në Youtube, binjaket, të cilat ndajnë një shtrat me të dashurin e tyre të përbashkët, Ben, 39 vjeç, thanë se kalojnë në një gjendje depresive nëse nuk stërviten: “Ne hamë vetëm një herë në ditë, por e dimë që është shumë keq. Kjo lloj jetese na është trashëguar nga mamaja”, shprehen njëzëri motrat.
Ndërkohë, binjaket zbuluan dhe marrëdhënien e tyre me të dashurin e përbashkët Ben.
“Ne flemë në një shtrat me madhësi sa të mbretërve. Beni qëndron në mes të shtatit me krahët hapur, ndërsa ne qëndrojmë të qeta përbri tij. Nuk kemi asnjë xhelozi në marrëdhënien tonë, nëse Ben puth Anën ai do të më puthë më pas mua”, zbuloi Lucy.
Sakaq, motrat u shprehën se dëshirojnë të martohen me partnerin e tyre, por ligji në Australi nuk e lejon një gjë të tillë.
“Ne dëshironim që të martoheshim me Benin një ditë, por ligji në Australi nuk na e lejon një gjë të tillë”.
Motrat u bënë të famshme vite më parë, pasi shpenzuan mijëra dollar për t’iu nënshtruar operacioneve për t’u kthyer në identike, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel