Radhë në banka/ Qytetari-policit: Na dërgojnë mesazh që po si paguat kreditë do na pezullojnë llogaritë
17/03/2020 14:39
Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë drejtuar bankave sot.
Por pikërisht ky numër i lartë i tyre ka shkaktuar edhe probleme, pasi u është dashur të presin në radhë një nga një për të kryer nevojat e tyre.
Ndërkohë forcat e policisë të pranishme aty u kanë bërë thirrje që të respektojnë radhën, duke qenë se edhe personeli i bankës është i shkurtuar.
Situata u tensionua disi, pasi një nga qytetarët nisi të debatojë me policin.
Ndiqni debatin në video.
Top Channel