Policia e Durrës ka gjobitur dy subjekte ditën e sotme. Subjekti i parë është një Call Center dhe është dënuar me 700 000 lekë.
Ndërsa një lokal është dënuar me 100 000 lekë.
Ndëshkohen me masë administrative, administratori i një call center-i dhe i një lokali
Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:
Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.
Top Channel