“Faleminderit që më shkruani nga Italia”/ Rama: Foluni të afërmve këtu në Shqipëri, s’e kanë kuptuar që jemi në luftë

17/03/2020 15:37

Përmes një postimi të radhës në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka falenderuar të gjithë atë që i shkruajnë nga Italia, duke u kërkuar të ndajnë eksperiencën e tyre të errët me miqtë dhe të afërmit këtu në Shqipëri, duke u treguar kështu, se gjendemi në një luftë, atë ndaj koronavirusit.

Postimi i plotë:

? FALEMINDERIT NGA THELLËSIA E ZEMRËS TË GJITHËVE JU QË JENI NË ITALI DHE SHKRUANI NË FAQEN TIME FJALË TË NDJERA, TË MENÇURA, TË VËRTETA NGA ZONA E DHIMBJEVE MË TË MËDHA TË LUFTËS?

? JU LUTEM SHKRUANI SA TË MUNDENI, KURDO E KUDO MUNDENI PËRMES FEJSBUKUT TUAJ DHE FOLUNI SA MË SHUMË NËPËR TELEFONA TË AFËRMVE E MIQVE TUAJ KËTU NË SHQIPËRI, JEPUNI KURAJO E FORCË DUKE U THËNË TË VËRTETËN! NDIHMONI QË ATA QË S’E KANË KUPTUAR APO S’DUAN TA KUPTOJNË AKOMA, QË JEMI NË NJË LUFTË TË VËRTETË DHE ANKOHEN SIKUR JEMI NË NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, TË VIJNË SA MË SHPEJT NË VETE E TË MBLEDHIN MENDJEN!

? VIVA L’ITALIA??RROFTË SHQIPËRIA??

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA