Ndodhemi në një nga pikat e tregtimit me pakicë të fruta-perimeve, në Tiranë. Situata është e tillë.

Njerëz të distancuar nga njëri tjetri duke bërë pazar, që vijnë një e nga një tek arka. Përsa i përket çmimeve: hudhra maqedonase e importit shitet për 500 lekë, hudhra e njomë 250 lekë, limoni për 260 lekë, portokallet e vendit me 120 lekë, ndërsa e importit 160 lekë dhe që ka mbaruar thonë shitësit.

“Çmimet kanë pak rritje, por kjo pikë i ka mbajtur mirë këto ditë.
Kemi blerë si çdo ditë.
Nuk ka maske, se kam dalë sa për pazare”, shprehen njerëzit.

Në qytet këto ditë vihet re një mbyllje e disa pikave të tregtimit me pakicë të fruta perimeve. Kjo pasi tregtarët thonë, se në pikën e shumicës, tregtarët atje punojnë me fatura fiktive, duke ua vështirësuar punën këtyre njerëzve, në këto ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA