Mali i Zi që ishte ndër vendet e pakta të pa infektuar nga koronavirusi duket se ka “rënë” përball CoVid-19.

Autoritetet kanë raportuar për dy rastet e para me koronavirusin e ri. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Dushko Markoviq. Mali i Zi ka qenë vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që deri më tani nuk ishte prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA