Baton Haxhiu bëri një lidhje skype nga Kosova në Open në Top Channel duke treguar situatën në Kosovë. Haxhiu tha se kjo nuk është hera e parë që izolohem pasi edhe lufta e ka izoluar për 8 ditë.
‘Dal nganjëherë një shëtitje 30 minutëshe në këmbë ose me makinë për të shikuar si është qyteti. Nuk është hera e parë që unë izolohem. Lufta më ka izoluar për 8 ditë. Atëherë kërciste plumbat e kallashit tani kërcet frika dhe paniku.
Nuk jam i shqetësuar për veten, por nuk mund të takoj nënën e cila ka më shumë se 80 vjeçe.
S ju duken masat në Shqipëri dhe Kosovë?- e pyeti Eni Vasili.
Të them të drejtën kam lexuar shumë këto kohë rreth pandemive dhe epidemive. Masat më duken të pakta. Duhej të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, ajo është masa që mund të merret në këto situate. Duhet një gjendje e jashtëzakonshme që të mbrohen edhe mjekët. Një shembull i tillë është Rumania.
Top Channel