“Asnjë shqiptar nuk është i tepërt”, Meta reagon për mjekun Ilir Allkaj: Më mirë një kritikë se një i sëmurë më shumë

17/03/2020 20:21

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur rikthimin në detyrë të mjekut Ilir Allkaj. Ky i fundit shkruan se sot është rikthyer në punë pasi më parë më datë 15 mars u shkarkua nga detyra.

Sipas Metës, asnjë shqiptar nuk është i tepërt dhe se është më mirë një kritikë më shumë se një i sëmurë më shumë duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për shëndetin e çdo qytetari.

Postimi i Metës:

Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Postimi i Allkajt:

Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë !
Ju falënderoj të gjithëve ❤️!
Ne do t’ja dalim ? !
Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen ?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA