15 marsi ishte dita kur do të duhej të miratohej me konsensus Reforma Zgjedhore, por Covid-19 futi në karantinë politikën duke lënë pezull punën për kodin e ri zgjedhor.

Gazetarja e Top Channelit, Elda Menga ka mësuar se për shkak te karantinës janë ndërprerë vetëm takimet mes përfaqësuesve politikë të Reformës Zgjedhore, por jo komunikimi mes tyre, i cili do të vijojë online.

Burime i thanë Top Channel-it se dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kanë gati kërkesën për shtyrjen e afatit të  Zgjedhores deri në fund të prillit.  Kohë kjo, e cila  pritet të shfrytëzohet për përfundimin e atyre pikave për të cilat nuk pati dakordësi mes palëve.

Si çështja e sistemit zgjedhor, pezullimi i vetingut per gjyqtarët e kolegjit zgjedhor apo edhe depolitizimit e administratës zgjedhore. Por, koha ka treguar se konsensusi është i vështirë në tryezë ndaj dhe rezultati larg sa duket si mision i pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA