Covid-19/ “Shëndeti mbi të gjitha”, sot nuk do të transmetohet “Procesi Sportiv”

16/03/2020 11:47

Përmes një postimi në Facebook, emisioni “Procesi Sportiv” në Top Cannel njofton se ditën e sotme nuk do të transmetohet, ndryshe nga ç’ndodh të hënave.

“Pershendetje te gjitheve miq.

Sot Procesi Sportiv nuk do te jete ne transmetim sic ndodh cdo te hene.
Se pari per te zbatuar urdhrin e qeverise se ne keto momente me e rendesishme eshte te rrime ne shtepi per ne dhe familjet tona.
Se dyti sepse emisionet audiovizive nuk lejohen te zhvillohen me më shume se dy persona ne studio.
Se treti sepse cdo kampionat eshte ndalur ne kete periudhe te veshtire edhe per sportin.
Gjithsesi informacionet per ngjarjet sportive qe do ndodhin gjate kesaj periudhe do ti ndiqni ne faqen tone zyrtare ne Facebook dhe Instagram per te vijuar kontaktin tone te perditshem.

Shpresojme qe kjo situate te kaloje shpejt.
Shendeti mbi te gjitha”, shkruhet nga ana e produksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA