Shkarkimi i mjekut Ilir Allkaj, reagon PD: Hakmarrje politike, tregon papërgjegjshmëri e sjellje kriminale

15/03/2020 13:59

Ilir Allkja, mjeku i QSUT, i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor është shkarkuar nga detyra. Shkarkimin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.

Për këtë çështje vjen reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili shprehet se në një situatë të tillë ku kërkohet mobilizimi i të gjithë profesionistëve, shkarkimi i një mjeku tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Reagimi i plotë:

‘’Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura për të mbrojtur mjekët dhe personelin.

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.

Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve’’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA