Partia Demokratike ka reaguar sa i takon masave të fundit të ndërmarra nga qeveria lidhur me frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.
Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:
Partia Demokratike ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, por vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi.
Lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës. Është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj.
Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.
Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.
Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës.
Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët.
Për të përballuar qendrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:
1. Riimbursimin e bizneseve
2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë
Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!
Ju kujtojmë se përmes një postimi në Facebook Edi Rama bëri me dijeni se:
Top Channel