Për shkak të situatës së re që është krijuar në Kosovë rreth pandemisë COVID-19, Kisha Katolike në Kosovë, përmes një shkrese të lëshuar nga Imzot Dodë Gjergji, ka kërkuar nga meshtarët që meshët e së dielës të kremtohen pa praninë e besimtarëve.
Kisha Katolike gjithnjë ka përcjell situatën e krijuar dhe ka qenë në kontakt me institucionet përgjegjëse të Kosovës, dhe ka informuar besimtarët për udhëzimet që duhet ndjekur gjatë kësaj kohe.
Ja shkresa e plotë e Imzot Dodë Gjergjit:
Fort të dashur,
sikur ju kemi bërë me dije se situata emergjente dhe rrethanat rreth pandemisë Coronavirus mund të ndryshojnë nga ora në orë në vendin tonë, me dhimbje më duhet të ju ftoj që meshët e nesërme në të gjitha Kishat tona të celebrohen pa praninë e besimtarëve.
Lus besimtarët që të na mirëkuptojnë dhe gjatë kohës së meshës të qëndrojnë në shtëpi të e tyre, dhe nga aty të na bashkohen në lujte për vete, për familjet dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Ipeshkvi juaj,
Dodë Gjergji
Top Channel