Basha: Qeveria të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve

15/03/2020 20:47

“Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet e nevojshme të mbrojtes. Cdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve”, kështu tha në një komunikim të fundit kreu i PD, Lulzim Basha.

Fjala e Bashës

Dua ta nis fjalën time këtë të dielë në mbrëmje, me një mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ju bashkqytetarë të dashur dhe me urimin tim nga zemra për ju dhe të dashurit tuaj, që të jeni mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të vështirë.

Një urim të vecantë kam për shërim sa më të shpejtë për të 41 bashkëqytetarët tanë që janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19 dhe që po trajtohen nga personeli ynë i shkëlqyer shëndetësor.

Jam plot me shpresë se me përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë, do arrini ta mposhtni këtë virus.

Ndaj dua të përsëris edhe sot mirënjohjen nga zemra për cdo mjek, për cdo infermier, për çdo punonjës të shëndetësisë që është në krye të detyrës.

Personeli mjekësor me kapacitet të plotë është i domosdoshëm në këtë periudhë, ndaj dhe dua ta bëj të qartë:

Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet e nevojshme të mbrojtes. Cdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve.

Po kaq urgjente është pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi. Kjo jo vetëm do të qetësonte qytetarët që jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, por do të bënte të mundur edhe izolimin në kohë të atyre që janë prekur, duke frenuar përhapjen e virusit.

Basha: Qeveria jo vetēm gjoba për qytetarët. Duhet transparencë pë kapacitetet e sistemit për përballimin e fluksit.

Dua të jem i qartë. Transparenca është armiku numër një ndaj panikut në këtë periudhë.

Qytetarët duhet të informohen në kohë nga qeveria jo thjesht për gjobat dhe sanksionet ndaj tyre, por mbi të gjitha për:
– Kapacitetet pritëse të shërbimit tonë shëndetësor;
– Numrin e pajisjeve respiratore që ka në dispozicion vendi ynë;
– Pajisjen me medikamentet e nevojshme që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të virusit, sipas protokolleve shëndetësore të miratuara nga OBSH.
– Planin e masave për përballimin e fluksit.

Sot të gjithë ne kemi nevojë për solidaritet, mirëkuptim dhe mbështetje. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë të paprecedentë për ne si individë, si familjarë dhe si shoqëri.
Prandaj ne si opozitë, po punojmë përditë me ekspertët tanë për t’ju informuar, për tju ofruar transparencë sa të mundemi, por edhe për ti’ propozuar qeverisë masa dhe plane të mirëstudiuara.

Siguria, shëndeti dhe mirëqenia juaj është objektivi ynë i vetëm.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë,

Dua ta nis fjalën time këtë të dielë në mbrëmje, me një mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ju bashkqytetarë të dashur dhe me urimin tim nga zemra për ju dhe të dashurit tuaj, që të jeni mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të vështirë.

Një urim  të vecantë kam për shërim sa më të shpejtë për të 41 bashkëqytetarët tanë që janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19 dhe që po trajtohen nga personeli ynë i shkëlqyer shëndetësor.

Jam plot me shpresë se me përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë, do arrini ta mposhtni këtë virus.

Ndaj dua të përsëris edhe sot mirënjohjen nga zemra për cdo mjek, për cdo infermier, për çdo punonjës të shëndetësisë që është në krye të detyrës.

Personeli mjekësor me kapacitet të plotë është i domosdoshëm në këtë periudhë, ndaj dhe dua ta bëj të qartë:

Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet  e nevojshme të mbrojtes. Cdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve.

Po kaq urgjente është pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi. Kjo jo vetëm do të qetësonte qytetarët që jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, por do të bënte të mundur edhe izolimin në kohë të atyre që janë prekur, duke frenuar përhapjen e virusit.

Gjithashtu, dua të jem i qartë. Transparenca është armiku numër një ndaj panikut në këtë periudhë.

Qytetarët duhet të informohen në kohë nga qeveria jo thjesht për gjobat dhe sanksionet ndaj tyre, por mbi të gjitha për:

–      Kapacitetet pritëse të shërbimit tonë shëndetësor;

–      Numrin e pajisjeve respiratore që ka në dispozicion vendi ynë;

–      Pajisjen me medikamentet e nevojshme që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të virusit, sipas protokolleve shëndetësore të miratuara nga OBSH.

–      Planin e masave për përballimin e fluksit.

Sot të gjithë ne kemi nevojë për solidaritet, mirëkuptim dhe mbështetje. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë të paprecedentë për ne si individë, si familjarë dhe si shoqëri.

Prandaj ne si opozitë, po punojmë përditë me ekspertët tanë për tju informuar, për tju ofruar transparencë sa të mundemi, por edhe për ti propozuar qeverisë masa dhe plane të mirëstudiuara.

Siguria, shëndeti dhe mirëqenia juaj është objektivi ynë i vetëm.

Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të Koronavirusit në ekonominë tonë.

Ne duhet t’i paraprijmë patjetër kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, në të kundërt do rrezikojmë shumë.

Në cdo vend të prekur nga koronavirusi, paralelisht me masat ekstreme për të parandaluar përhapjen, janë përcaktuar edhe masa të forta mbështetëse, financiare dhe fiskale, për qytetarët dhe për bizneset.

Për këtë arsye, ne kemi propozuar prej datës 11 mars, disa masa të vecanta në mbështetje të ekonomisë dhe të qytetarëve. Situata si kjo që po kalojmë kanë impakt të thellë në ekonomi. Frika dhe pamundësia për të mos përballuar financiarisht furnizimin me ushqime apo faturat e ujit dhe të dritave si dhe mbyllja e bizneseve do të sjellin rënien e konsumit. Me mijëra biznese të mbyllura sot do të thotë më pak punë e më pak të ardhura si për qytetarët, ashtu edhe për sipërmarrjen shqiptare.

Nuk ka më kohë për të pritur. Ndaj i bëj thirrje qeverisë që pa asnjë vonesë të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe të ndërmarrë këto masa në mbështetje të qytetarëve, të të punësuarve dhe të bizneseve te vogla, të mesme dhe sipërmarrjes në tërësi:

  1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
  3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
  4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

  1. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  2. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë ku Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në cadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare.

Prandaj për këto shtresa i kemi propozuar këtë paketë mbështetëse qeverisë:

  1. Furnizimin me ushqime dhe detergjent te te gjithe familjeve qe jane ne pamundesi ekonomike, duke perfshire qindra familje qe po jetojne ne cadra dhe ne kushte aspak te favorshme si pasoje e termetit.
  2. Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Muaji mars shënon muajin e detyrimeve më të rënda për bizneset dhe qeveria duhet të tregohet solidare për të mbajtur në këmbë ekonominë. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë biznesin dhe qytetarët duke shtyrë deklarimin e TVSH, pagesën e kontributeve, deklarimin e pasqyrave financiare, pagesën e kësteve mujore të tatim fitimit si dhe çdo lloj deklarimi tjetër të kërkuar me ligj gjatë kësaj periudhe.

Marrja e këtyre masave është mbështetje jetike për njerëzit sot, por edhe garanci për të mirën e përbashkët nesër. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo krizë, por e sigurtë është që nëse nuk marrim këto masa sot, do të jetë shumë vonë nesër.

Të dashur bashkëqytetarë kudo ku jeni në shtëpitë tuaja anembanë qyteteve dhe fshatrave tona, në Tiranë, në veri apo jug: Sado e vështirë të duket sot situata, ne do përballemi të gjithë bashkë me këtë të keqe, ne do ta mbështesim njëri-tjetrin, do bëjme gjithcka kemi në dorë për njëri-tjetrin dhe të gjithë sëbashku si një familje e madhe do ta kalojmë këtë kohë të vështirë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Top Channel