Shoqe të ngushta prej 17 vitesh, foto në ‘facebook’ zbulon se janë motra

14/03/2020 21:06

Dy shoqe të ngushta, që u takuan për herë gjatë periudhës së shkollës së mesme, 17 vite më parë, ka zbuluar se janë motra nga i njëjti baba.

Latoya Wimberly, 29 vjeçe dhe Ashley Thomas, 31 vjeçe, të cilat jetojnë në Filadelfia të SHBA-ve ndanë disa foto gjatë një feste në Facebook.

Shoqja më e mirë e mamasë së ndierë të Ashley, komentoi duke thënë se ajo e njihte babanë e Latoya-s. Pas kësaj vajzat kërkuan më shumë informacion dhe gruaja i tregoi aq sa dinte.

Nga të dhënat që tha gruaja rezultoi se babai i Latoya kishte pasur një lidhje të shkurtër me nënë e Ashley. Të gjithë dyshimet u konfirmuan me anë të një testi të ADN-së, e cila rezultoi se shoqet kishin ardhur në këtë jetë nga i njëjti baba.

Ato u shprehën se gjithmonë gjatë periudhës së shkollës u thonin që kishin tipare fizike mjaft të ngjashme, me mollëza të ngritura dhe hapësira midis dy dhëmbëve të përparme.

“Unë gjithmonë e shikoja me Ashley-n sikur ta kisha një motër më të madhe”, u shpreh Latoya.

Nga krahu tjetër Ashley, e cila mësoi në moshën 15 vjeçare se burri i konsideruar prej saj si baba ishte njerku i saj shtoi: “Unë kam qenë gjithmonë pranë tij (i referohet babait biologjik) dhe kurrë nuk e kam menduar që ai mund të jetë babai im”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA