Kosovë/ Gjendja e dy pacientëve të prekur me koronavirus është e qëndrueshme

14/03/2020 10:45

Gjendja shëndetësore e dy pacientëve që janë prekur me coronavirus në Kosovë është stabile.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Mbrëmë kam qenë në kujdestari dhe gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, deklaroi ai.

Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA