15/11 10:06
Është shënuar viktima e parë edhe në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet atje bëjnë me dije se viktima është një 82-vjeçare, e cili ndërroi jetë në një spital në New York pasi ishte prekur nga CoVid19 dhe njëkohësisht vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Në SHBA numërohen të paktën 2658 të prekur nga Covid 19 ndërkohë që deri më tani janë shënuar 50 viktima . Koronavirusi është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndërkohë në Evropë shteti më i prekur është Italia e cila ka shënuar mijëra viktima.
Top Channel