Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus COVID-19), Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) njofton se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë. Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetëizolohen për 14 ditë.

Njoftimi i plotë i QKMK:

“#QKMK ju informon se me datën, 14.03.2020, ora 06:00, Qeveria e Republikës së Kosovës për arsye të pandemisë #COVID-19 ka marr vendim:

– Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në #Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët #kosovarë, të gjithë shtetasit e #Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.

– Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA