Edhe Maqedonia e Veriut ka vendosur të ndalojë hyrjen e të huaj nga vendet me rrezik të mesëm të përhapjes së virusit CoVid-19, ndërsa deri me sot ndaloheshin vetëm ata qe vinin nga vendet me rrezik të lartë.
Ndër vendet me rrezik të mesëm përfshihet edhe Greqia kështu që ndalohen shtetasit grekë të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë komunikimit për mediat ditën e sotme bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha dyqanet e qendrave tregtare, kazinotë, bastoret, baret, restorantet, ndërsa këta të fundit mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive.
Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndër të tjera ai tha se brenda 48 orëve të ardhshme do të mbyllet edhe Aeroporti i Ohrit.
Top Channel