Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka folur për jetën në izolim, pasi gruaja e tij doli të jetë e infektuar me koronavirusin e ri.

“Unë jam në izolim, si dhe fëmijët e mi, gruaja ime është në karantinë”, u tha ai gazetarëve të premten, jashtë rezidencës së tij zyrtare në Otava.

“Fëmijët janë duke bërë Lego, gruaja ime bisedon në telefon me miqtë dhe familjen. Njerëzit duhet të marrin vendime të përgjegjshme dhe të kontrollohen me profesionistë mjekësorë”, tha Tudeau.

“Ne – si shumë kanadezë të tjerë tani – po ndjekim këshillat e profesionistëve”, shtoi ai.

Gruaja e e kryeministrit Trudeau, Sophie Gregoire, më parë doli të jetë pozitive në testin për koronavirusin e ri pasi u kthye nga një udhëtim në Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA