‘Shpella misterioze nëntokësore’ në Mars mund të përmbajë jetë

12/03/2020 14:10

Ndërsa NASA do të vendosë të dërgojë një rover në Mars vitin e ardhshëm, një fotografi e publikuar rishtas për atë që duket se është një “shpellë nëntokësore” në Planetin e Kuq po shtron pyetje.

“Vrima, e treguar me ngjyrën përfaqësuese, duket se është një hapje për një shpellë nëntokësore, e ndriçuar pjesërisht në imazh,” shkroi NASA në një postim në blog.

“Analiza e kësaj dhe imazhet përcjellëse zbuloi që hapja të jetë rreth 35 metra e gjatë, ndërsa këndi i hijes së brendshme tregon se shpella bazike është afërsisht 20 metra e thellë”.

Krateri, i vendosur në vullkanin Pavonis Mons, u zbulua për herë të parë kur Orbiteri Mars Reconnaissance mori një imazh të tij në vitin 2011.Krateri “mbetet një temë spekulimesh” dhe shkencëtarët ende nuk e dinë shtrirjen e plotë të shpellës.Ata thonë se shpella mund të jetë “kandidat relativisht i mirë për të përmirësuar jetën marsiane”, dhe ‘objektiva kryesore’ për eksplorimin e ardhshëm.

Roveri Mars 2020, i cili planifikohet të niset më 17 korrik, do të përpiqet të zbulojë nëse ka ndonjë dëshmi të fosilizuar të qenieve jashtëtokësore, përveç detyrave të tjera.Pas mbërritjes në sipërfaqen marsiane, më 18 shkurt 2021, roveri do të bashkohet me Curiosity funksional dhe roverin tani të vdekur Opportunity në Planetin e Kuq. Për dallim nga Curiosity, ky rover do të mbajë “helikopterin e parë që do të fluturojë në një planet tjetër, thekson NASA.
Qëllimi afatgjatë i NASA-s është të dërgojë një mision me njerëz në Mars në vitin 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA