Plagoset me thikë pranë zemrës, 35 vjeçari në gjendje të rëndë. Emri
12/03/2020 22:46
Një 35 vjeçar në Korçë është plagosur me thikë dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.
Ai është Ervin Pulaha dhe ndodhet në spital në Korçë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.
Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.
Top Channel