Pas Ruganit, një tjetër futbollist i Serisë A preket nga koronavirusi

12/03/2020 16:35

Mbrëmjen e djeshme Juventusi njoftoi se mbrojtësi italian Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa sot një tjetër futbollist i Serisë A u deklarua zyrtarisht i prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Sampdorias Manolo Gabbiadini, i cili ka kryer testet mjekësore dhe ka rezultuar i prekur nga virusi që ka alarmuar botën, ndërsa tani pritet që klubi dorian t’i nënshtrohet karantinës.

Ka qenë vetë klubi i Sampdorias që ka njoftuar se Gabbiadini është prekur nga koronavirusi, ndërsa shtoi se sulmuesi kishte pak temperaturë, por gjithsesi gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA