Edhe pse janë grupmosha më e rrezikuar nga koronavirusi në mbarë botën, sot të moshuarit kanë dalë lirshëm nëpër rrugët e vendit.

Kjo është pedonalja e Bulqizës ku të pyetur se përse dalin të moshuarit thonë se nuk kanë frikë.

Në Bulqizë të gjithë lokalet dhe dyqanet vijojnë biznesin e tyre rregullisht.

Në Fier është mbyllur përkohësisht poliklinika e specialistëve. Për qytetarët do të bëhen gati recetat elektronike nga mjekët specialistë. Sipas shefes së shërbimit në poliklinikën e Fierit, do të punohet vetëm me rastet urgjente.

GJIROKASTER

Në Gjirokastër shumica e bareve dhe mjediseve të mbrëmjes janë mbyllur që prej ditës së djeshme. Gati 50% e njësive të shitjes gjithashtu i është përgjigjur thirrjes për masa parandaluese duke mbyllur aktivitetet.

ISSHP bëri me dije se masat do të vijojnë të mbeten të rrepta por nuk ka vend për panik.Një rast i një infermiereje të dyshuar nga Përmeti rezultoi negativ pas bërjes së testit.

LUSHNJE

Ne Lushnje ditën e sotme vihej re një mungesë e qytetarëve në rrugë. Të ndërgjegjësuar apo të frikësuar shumica e qytetarëve në Lushnjë kanë vendosur të rrinë të mbyllur në shtëpi. Por ka edhe disa të tjerë të cilët nuk e kanë prishur ritualin e përditshëm duke pirë kafe pa u shqetësuar edhe kur punonjësit e dezinfektimin janë afruar pranë tavolinave të tyre.

Në Lulishten e qytetit ku pensionistët luanin çdo ditë sot mungonin pasi dhe policia nuk i ka lejuar të grumbullohen që ditën e djeshme.

VLORA

Ndërsa në Vlorë duke shfrytëzuar diellin shumë qytetarët e kanë kaluar ditën në buzë të detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA