Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp për masat e reja, ku shpjegoi se si do bëhet qarkullimi i kufizuar.

“Në adresën e Policisë Rrugore administratori i kompanisë duhet të dërgojë listën e personelit të nevojshëm. Me një kopje të thjeshtë, personi do ta ketë të lehtë të kalojë. Të ndiqet e njëjta mënyrë për të gjitha shërbimet e medias.

Qarkullimi i automjeteve të të sëmurëve kronikë, me dokumentin për trajtimin e tyre, është i hapur. Lëvizja drejt Rinasit, duhet patur bileta e pasagjerëve që presin apo çojnë.

Do të ketë sanksione për ata që nuk respektojnë rregullat. Fasonët e call center të ndaluar për nesër të qarkullojnë punonjësit. Javën tjetër do të fillojnë inspektimet për garantimin e standardeve të sigurisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA