Koronavirusi/ Ambasada e SHBA anulon gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill

12/03/2020 16:24

Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020.

Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020.

Lexoni njoftimin e plotë të Ambasadës së SHBA dhe përditësime të tjera mbi COVID-19, këtu: https://bit.ly/38HVTQE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA