Reagimi i bizneseve me shumë punonjës ndaj epidemisë së koronavirusit nuk ka qenë i njëjtë.
Kler është një fabrikë në periferi të Tiranës, e cila prodhon këmisha për eksport drejt Italisë. Prej dy ditësh linjat e prodhimit janë fikur.
Tashmë në fabrikë gjendet vetëm pastrueset që dezinfektojnë ambientin dhe makineritë.
Vendimi i kësaj sipërmarrje për të ndalur punën ka qenë vullnetar, pasi qeveria ende nuk ka marrë një vendim për këtë kategori biznesesh. Në ndërmarrje të tjera aktivitetin ende nuk është mbyllur plotësisht, por punohet me kapacitet të kufizuar.
Ndërprerja e prodhimit ka humbje të mëdha për biznesin dhe lë punonjësit e papunë. Ndaj shumë ndërmarrje thonë se do të veprojnë në varësi të situatës.
Industria e fasonit është zëri kryesor i eksporteve shqiptare. Sipas INSTAT vitin e kaluar Shqipëria eksportoi 120 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë euro tekstile dhe këpucë. Por tashmë kjo ka nisur të fikë motorët për shkak të situatës së krijuar nga gripi.
Top Channel