Basha: Ftoj qeverinë të zbatojë masat e propozuara nga PD, koha nuk pret

12/03/2020 12:54

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kredive. Sipas Bashës kjo është një propozimet e PD dhe është e domosdoshme në këtë situatë.

Ndër të tjera Basha ka ftuar qeverinë që në këtë periudhë të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël! Situata emergjente kërkon masa emergjente!

Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!” shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA