Banka OTP Albania merr masa për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve bankare

12/03/2020 14:22

Një njoftim vjen për të gjithë qytetarët nga banka OTP Albania, e cila ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e plotë të shërbimeve bankare.

Njoftim për Shtyp

Të nderuar klientë,
Banka OTP Albania është e angazhuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e plotë të Shërbimeve Bankare dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur të gjithë klientët dhe punonjësit e saj.

Është momenti të shmangim kontaktet fizike sa më shumë të mundemi. Banka OTP ofron Online Banking nëpërmjet të cilit mund të kryeni një seri me veprime nga telefoni apo kompjuteri, pa pagesë si;

• Kontrolli Balancës se llogarive, depozitave, kredive dhe kartave bankare
• Kryerje e transaksioneve,
• Pagesa e këstit të kredisë apo kartës së kreditit
• Pagesa faturash utilitare dhe gjoba
• Pagesa tëdetyrimeve taksore
• Aplikim për hapje të llogarisë së kursimeve apo karte të re
• Gjetje e ATM-së më të afërt.

Banka OTP Albania ofron 72 ATM në të gjithë vendin ku mund të tërhiqen fonde apo të kontrollohet balanca.
Të gjitha kartat tona janë të dezinfektueshme ndaj ju inkurajojmë t’i pastroni para apo pas përdorimit në ATM.
Kemi rritur limitin e përdorimit të Kartave Contactless në 4500 ALL. Me këto karta nuk ka nevojë të shtypni PIN-in, thjeshtë kalojeni afër aparaturës për të kryer transaksionin e dëshiruar.

Nëse vendosni të vini në dege ju lutemi të merrni masat si më poshtë:

• mbani distancën e duhur nga klientët e tjerë
• shmangni shtrëngimin e duarve, përqafimet dhe puthjet
• kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre
• shkoni menjëherë në shtëpi ose izolohuni nëse ndjeni shqetësime ose simptoma gripi

Banka OTP Albania ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar shpërndarjen e Coronavirusit, ne interesin tuaj dhe tekomunitetit:

• përdorimi detyrueshëm i dorezave dhe maskave një përdorimëshe për të gjithë punonjësit;
• higjenizim të paktën dy herë në ditë i mjediseve të degës dhe bankomatit ne dege;
• udhëtime dhe trajnime pune të ndaluara brenda dhe jashtë vendit;

Për çdo informacion/ ndihmë në lidhje me Degët tona dhe shërbimet e ofruara, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.otpbank.al ose kontaktoni Qëndrën e Shërbimit të Cilësisë 0800 4848.

Mbroni veten dhe personat rreth jush duke shmangur infektimin nga COVID-19 me këto hapa të rekomanduara nga Organizata Boterore e Shëndetësisë.

Bashkë do ia dalim!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA