28/11 15:31
Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit. Prej disa javësh kampionati Italian është në kaos ku ndeshjet e fundit që janë luajtur kanë qenë pa praninë e tifozëve.
Ditën e sotme UEFA ka vendosur që të anulohen ndeshjet e planifikuar në kuadrë të Europa Leagues, Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma.
Presidenti i Getafe ishte shprehur para disa orësh se ata nuk do të udhëtonin për në Milano pavarësisht se çfarë do të vendoste UEFA.
Ndërsa vetë Inter para pak ditësh nuk lejoi skuadrën e të rinjve që të luante kundër Rene në Championsin e të rinjve duke humbur kështu sfidën me rezultatin 0-3 në tavolinë.
Top Channel