Rusia ndalon dhjetëra fluturime drejt Evropës deri në fund të prillit

11/03/2020 17:56

Rusia është duke anuluar fluturimet në shumë drejtime për Evropë, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.

Linja ajrore shtetërore e Rusisë, Aeroflot ka njoftuar më 11 mars se do të anulojë fluturimet në 18 qytete evropiane të katër shteteve, duke nisur nga 13 marsi deri në fund të muajit prill.

Vendimi i autoritetetve ruse vlen për Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë, pasi secila prej tyre ka raportuar për më shume se 1,000 raste të infektuara me koronavirusin e ri.

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Italia, një nga vendet më të preferuara për rusët, është në mesin e vendeve të prekura më së keqi në botë nga koronavirusi, pasi deri më tani është raportuar për më shumë se 10,000 të infektuar.

Deri më tani në Rusi është thënë se janë infektuar 20 persona.

Shumica prej tyre kanë rënë në kontakt me virusin gjatë vizitave që kanë realizuar në Itali.

Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.

Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA