Ndryshon sërish kalendari, Çmimi i Madh i Argjentinës, në nëntor

11/03/2020 21:55

Emergjenca botërore nga Coronavirusi vazhdon të ketë impakt edhe në klasin mbretëror të garave me motorë dhe pas Katarit, Tajlandës dhe etapës në Teksas, është shtyrë edhe gara e programuar për t’u zhvilluar në Termas de Rio Hondo, Çmimi i Madh i Argjentinës nga data 17 deri në 19 prill.

Shoqata e pilotëve, ajo e ekipeve dhe përfaqësues të Federatës, kanë rënë dakord që e vetmja ndalesë e Amerikës së Jugut të zhvendoset më 22 nëntor të këtij viti.

Kjo sjell edhe zhvendosjen e garave të tjera me shpresën se alarmi global do të marrë fund shumë shpejt dhe tifozët në shumë disiplina sportive, mes të cilave MotoGP, do të mund t’i rikthehen normalitetit. Sezoni i ri tani pritet të nisë në 3 maj, në Spanjë, në pistën e Herez de la Frontera, ndërsa Çmimi i Madh i Valencias i fundit i Botërorit, në 29 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA