Kalendari i MotoGP është trazuar sërish për sezonin e ri që duket se nuk do të nisë kurrë.
Emergjenca botërore nga koronavirusi vazhdon të ketë impakt edhe në klasin mbretëror të garave me motorë dhe pas Katarit, Tajlandës dhe etapës në Teksas, është shtyrë edhe gara e programuar për tu zhvilluar në Termas de Rio Hondo, Çmimi i Madh i Argjentinës nga 17 deri në 19 Prill.
Shoqata e pilotëve, ajo e ekipeve dhe përfaqësues të federatës, kanë rënë dakord që e vetmja ndalesë e Amerikës së Jugut, të spostohet në 22 Nëntor të këtij viti. Kjo sjell edhe spostimin e garave të tjera me shpresën se alarmi global do të marrë fund shumë shpejt, dhe tifozët në shumë disiplina sportive, mes të cilave motoGP, do të mund ti rikthehen normalitetit.
Sezoni i ri tani pritet të nisë në 3 Maj në Spanjë, në pistën e Herez de la frontera, ndërsa Çmimi i Madh i Valencias në 29 Nëntor në Valencia, epilogu i pritshëm që do të kurorëzojë dhe kampionin.
Top Channel