Presidenti Ilir Meta njofton se ka takuar sot 4 personalitete të mjekësisë.

“Sot prita, Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fadhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë”, njofton Meta.

Statusi i Metës

Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të ?#COVID_19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin.

Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fadhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA